Zyrtare, Real Madrid blen Mesut Oezil

17/08/2010 16:00

Lojtari që magjepsi botërorin me klasin dhe finesën e tij, Mesut Oezil ka hedhur firmën në kontratën e ofruar nga Jose Mourinho e Florentino Perez ku do bashkohet me shokun e kombëtares Sami Khedira.

Edhe pse ai la të kuptohej se preferonte më shumë Barcelonën, vendosmëria e portugezit ka bërë që fantazisti të hedhë firmën në kontratën “merengues”.

Lajmin e bën të ditur klubi spanjoll në një komunikatë zyrtare. Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara, mendohet se Real Madrid ka derdhur 15 milionë euro në arkën e Werder Bremen. Oezil shihet si zëvendësuesi natyral i brazilianit Kaka që do të kthehet vetëm në muajin nëntor.  

Top Channel