Yamal në gjueti për shifrat e rivalit të madh, ylli i Barcelonës synon një tjetër rekord të Mbappe në Champions League
Real Madrid dhe Thibaut Courtois kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës së portierit belg deri më 30 qershor 2028.
Lajmi është raportuar nga gazetari Fabrizio Romano dhe konfirmuar nga e përditshmja spanjolle “Marca”, ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga klubi madrilen.
Kontrata aktuale e Courtois skadon në vitin 2027, por drejtuesit e Real Madridit kanë përshpejtuar negociatat për të siguruar vazhdimësinë e portierit edhe për një sezon tjetër.
Në moshën 34-vjeçare, belgu mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ndaj klubi ka vendosur të mos presë deri në fund të sezonit për të zgjidhur të ardhmen e tij.
Me marrëveshjen e re, Courtois do të vazhdojë të mbrojë portën e madrilenëve deri në moshën 36-vjeçare, duke plotësuar një dekadë te gjigantët spanjollë.
Portieri belg iu bashkua Real Madridit në vitin 2018, pasi u transferua nga Chelsea. Gjatë këtyre viteve, ai ka fituar tre tituj të La Ligës dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, duke u shndërruar në një nga figurat kryesore të skuadrës.
Paraqitjet e tij, veçanërisht në ndeshjet vendimtare të kompeticioneve evropiane, kanë forcuar pozicionin e tij si zgjedhja e parë mes shtyllave.
Rinovimi i Courtois do t’i japë Real Madridit siguri për një nga pozicionet më të rëndësishme të skuadrës, ndërsa klubi do të vijojë paralelisht punën për zhvillimin e portierëve të rinj nga akademia.
Top Channel