Paulo Dybala mendon për të tashmen e tij te Roma, por edhe për atë që do të ndodhë më pas në kohë.Sulmuesi argjentinas po përgatitet për ndeshjen e Ligës së Kampioneve, ku verdhekuqtë që kthehen pas disa vitesh do të presin Realin e Madridit dhe Jose Mourinhon në Olimpico.

‘Champions League? Dhamë gjithçka sezonin e kaluar-tha Dybala në kanalet e UEFA-na solli alegri ne dhe tifozëve. Po kështu edhe krenari. Do të jetë e vështirë, përballemi me disa prej skuadrave më fituese në botë, por me nxitjen e tifozëve tanë do të kemi diçka më shumë’.

Më pas argjentinasi u fokusua te karriera e tij teksa foli për të ardhmen e tij te Roma dhe mbylljen e mundshme të karrierës së tij me verdhekuqtë.

‘Nuk e kisha imagjinuar kurrë të kisha një karrierë të tillë këtu-shtoi Dybala teksa foli për rrugëtimin e tij në futbollin italian-ky vend më priti krahëhapur, njerëzit më ndihmuan të rritem si person dhe si futbollist, ka shumë emocione, momente të bukura dhe momente të trishtuara, siç është jeta e çdo njeriu. Shpresoj që të ketë një fund italian. Ku? Në Romë me Romën. Por është e parakohshme të flitet tani për këtë’.

Top Channel