Champions League/ Roma-Real gjykohet nga Letexier, arbitri që ndëshkoi Mourinhon me karton të kuq
Erling Haaland, goleadori i Manchester City ka bërë një super investim duke blerë dy apartamente luksoze në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bëhet fjalë për apartamente që pronarët e Manchester City po ndërtojnë në zonën e Yas, ishulli i madh artificial që është pranë Abu Dhabi.
Projekti gjigant i pasurisë së paluajtshme ka një vlerë prej rreth 3.92 miliardë euro dhe njoftimi është bërë publik përmes një video të publikuar në rrjetet sociale nga kompania e pasurive të patundshme, në të cilën shfaqet sulmuesi norvegjez.
‘Përshëndetje të gjithëve. Jam shumë i lumtur që i bashkohem projektit të Manchester City me Ohana. Sapo bleva shtëpi me babain time, së shpejti do të jemi fqinj’-ishin fjalët e Erling Haaland.
Sipas të përditshmes portugeze ‘A Bola’, Haaland i ka disa prona të paluajtshme në zotërim; një apartament në Oslo, një tjetër në qytetin e tij të lindjes në Bryne dhe një vilë luksoze në Marbella. Së fundmi, sulmuesi i Manchester City ka blerë edhe një pronë në Cheshire, në periferi të Manchesterit.
Top Channel