Naomi do të martohet në Itali

26/07/2010 09:40

Martesë e mundshme në Campania të Italisë për Naomi Campbell. Pantera e Zezë, sipas thashethemeve të fundit ka zgjedhur Reggia di Caserta si vendin për të kurorëzuar ëndrrën e saj të dashurisë që ka mundësi të zhvillohet në dhjetor me manjatin rus Vladislav Doronin.

Duke përfituar nga pushimet që po bëjnë atje, duket se ata e kanë pëlqyer ambientin.

Naomi dhe martesa e saj kanë përbërë lajm këto muajt e fundit, ndërsa lidhja me Doronin ka qenë gjithnjë e përfolur.

Top Channel