Kinema, Jolie nuk sposton dot Di Caprio-n

26/07/2010 14:15

Thrilleri i spiunazhit i Angelina Jolie, “Salt”, ka dështuar në rrëzimin nga froni të filmit “Inception”, që ka zaptuar kreun e klasifikimeve në SHBA.

Filmi me një hajdut ëndrrash, të interpretuar nga aktori Leonardo di Caprio ka kaluar javën e dytë në krye të box office, duke fituar 43.5 milionë dollarë.

Ndërsa “Salt” ka arritur të fitojë 36.5 milionë. Komedia familjare “Despicable Me”, me aktorin Steve Carrell u rendit në vendin e tretë.

Tre filmat në fjalë janë bazuar në histori orgjinale dhe nuk janë vetëm fantazi. “Të kesh tre filma të bazuar në ngjarje të vërteta në krye të klasifikimit është një mësim për studiot se ndoshta publiku është më i hapur ndaj orgjinalitetit”, ka deklaruar analisti i Hollyëood.com, Paul Dergarabedian.

Top Channel