Seks, drogë dhe armë ne xhirimet e “Dr House”

22/07/2010 18:25

Seriali amerikan “Dr House” ndodhet shumë pranë stuhisë që pritet ta përfshijë pas disa akuzave shokuese nga një ish producent.

Sipas Carl Jones, gjatë pushimit të xhirimeve, aktorët dhe stafi përfshiheshin në lojëra seksuale, me drogë madje edhe me armë. Pikërisht për këtë shkak ai deklaron se është pushuar nga puna, pasi thotë se nuk pranoi të merrte pjesë në këto lojëra dhe tashmë i kërkon dëmshpërblim kompanisë Universal.

Denoncimi është cuar në Gjykatën e Los Angeles ku Jones thekson se nuk pranoi të merrte pjesë në dehje me alkool, drogim, seks, lëshim thikash dhe lojëra me pistoletë. Universal nuk ka bërë ende asnjë koment në lidhje me akuzën.

Top Channel