Emma Heming ndryshon jetën e Bruce Willis

22/07/2010 19:40

Bruce Willis është në formë të shkëlqyer dhe për këtë, një meritë të madhe ka bashkëshortja e tij e re, Emma Heming, me të cilën u martua në vitin 2009 pas historisë së dështuar me Demi Moore.

“Jam shumë i lumtur pas një periudhe të gjatë i vetmuar dhe tashmë jam i bindur se po e shijoj jetën. Para se të takoja Emma-n isha shumë pesimist në lidhje me një femër tjetër me të cilën muna të lidhja jetën”, shprehet aktori amerikan.

Willis shton se e ka lënë pas krahëve historinë 13 vjecare me Moore. “E kuptova se nuk mund të kisha urrejtje dhe lashë gjithcka të kalonte”, shton ai.   

Top Channel