Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Pas 18 vjetësh përpjekje qe drama shqipe të bëhej pjesëmarrëse në një prej bienaleve më të rëndësishme në botë, sic është ajo e Bonit, “Allegretto Albania” me në fund përfaqëson Teatrin Kombetar dhe Shqipërinë në Wisbaden-festival, ish- Bienalja e Bonit, në Gjermani.
Drama e shkruar nga Stefan Capaliku, fituese e konkursit kombetar te drames shqipe ne 2007-en dhe me regji te Altin Bashes, u perzgjodh nga grupi i selektoreve te festivalit per vlerat e saj autentike dhe qe ishte e pashfaqur ne festivale e tjera.
“Allegretto Albania” solli para publikut dhe kritikes gjermane një tematikë të prekshme të realitetit shqiptar.Me skenografi dhe kostumografi te Iliriana Loxhës, komedia serioze, siç jemi mesuar ta quajme, percjell historinë e një familjeje të ngujuar për arsye gjakmarrjeje. Një kryefamiljar i ngujuar me familjen për shkak të një krimi që nuk e ka kryer vetë, por qe eshtei detyruar të përgjigjet në bazë të ligjeve të Kanunit. Shfaqja i ngjan një procesi diagnostikimi mjekësor, nepermjet se cilit zbërthehen karakteret e njerëzve që nuk e kanë zgjedhur fatin e tyre.
Ndërkohë qe të gjitha situatat ne komedi ndodhin pikërisht në kulmin e stinës koncertore te njohur ne Shqiperi nen okelion “Allegretto Albania”. Duke ia dale mbane te jetë pjesë e bienales me famë ndërkombëtare, në të cilën shprehen tendencat e sotme të dramaturgjisë dhe të gjitha elementeve të tjera të teatrit, “Allegretto Albania” me intepretimin e aktoreve Mirush Kabashi, Olta Daku, Vasian Lami, Ahmet Pasha, Gazmend Paja, Xhejni Fama, Klea Rondo u vleresua mes 24 trupave konkurrente si me e mira, duke rrembyer ne kete menyre edhe Cmimin e Kritikes.
Tek Çapaliku kemi gjetjen, lojen për të qenë bindës dhe për të dhënë një mesazh, një moral, një katarsis. Komikja përballë pasojës, jo krimit, por fateve që e vuajnë, të shumtën e rasteve padrejtësisht, dënimin që vjen nga një kanun i stërlashtë me nenet dhe paragrafët mesjetarë. Publiku gjerman pa nje realizim skenik jo të zakonshëm, përmasat e të cilit e kane tejkaluar zhvillimin teatror mbareshqiptar.
Top Channel