Diaz, në pritje të burrit ideal

21/07/2010 14:30

Pa të dashur, por me plot miq. Cameron Diaz, bjondja me sy të kaltër që magjeps Hollywood, është në pritje të burrit ideal.

Ndërkohë ajo udhëton nëpër botë me mikeshat e saj dhe këshillon gratë që të udhëtojnë vetëm për të fituar ndaj frikërave të tyre.

“Mjafton që të marrësh një tren, të mbushësh një cantë me gjërat e domosdoshme dhe të ikësh. Në kthim e ndjejmë veten gjithnjë e më të forta”, thotë Diaz, për të përjavshmen “A”.

Aktorja thotë se nuk përdor shumë tualet, por preferon që buzët t’i ketë gjithnjë të ngjyrosura, sepse kjo i shton humorin.

Top Channel