“Romeo dhe Zhuljeta” magjeps Butrintin

21/07/2010 20:20

“Romeo dhe Zhuljeta”, tragjedia muzikore e krijuar nga Gerard Presgurvic ishte një nga performancat më të famshme të mbajtura gjatë edicionit të 11–të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000”.

Shfaqja është vënë në skenë në dhjetë vende në mbarë botën dhe është shfaqur përballë 5 milionë spektatorëve. Muzikali u be ne skenën e Butrintit prej rreth 70 artistëve pjesë e Teatrit Kombëtar operetë “Ion Dacian” në bashkëpunim me Operetën dhe Teatrin Muzikor Budapest nën regjinë e të madhit KERO.

Vetë aktorët kryesorë në rolet e Romes e Zhuljetës përkatësisht George Papagheorghe dhe Diana Nitu thanë se ka qenë të befasuar nga skena, mënyra si e priti publiku dhe magjia që vetë Butrinti i ka dhënë spektaklit. Vepra e madhe e Shekspirit është sjellë nën një këndvështrim të ri shumë modern dhe ritmik.

Ajo u prezantua në skenë me efekte komplekse teknike, duke krijuar një përformancë të rrallë. Spektakli në cdo këndvështrim ka dhuruar kënaqësi për audiencën dhe ëshë duartrokitur gjatë prej spektatorëve. Sot në mbremje pritet në skenë “Elektra”, tragjedia e madhe greke nën regjinë e Andonis Filip e realizuar nga turpa e Teatrit Kombëtar.

Top Channel