Bode: Borxhi nën kontroll

20/07/2010 19:40

Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi menjëherë pas akuzave të kreut socialist Edi Rama se borxhi publik është nën kontroll dhe nuk krijon asnjë shqetësim për buxhetin.

“Kemi mundësinë për të paguar të gjitha shpenzimet e tjera lidhur me borxhet e buxhetit. Borxhi i vitit është nën kontroll krahasuar me të ardhurat dhe investimet”, shprehet ministri.

Bode u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për mungesë transparence. “Të gjitha të dhënat janë në dispozicion por nuk janë në formatin dhe të dhënat që Rama do”, shtoi ai. Bode tha se ekonomia nuk është në krizë, madje sipas tij, treguesit aktualë të ekonomisë janë më të mirë se sa ata të kohës kur vendi qeverisej nga socialistët. 

Top Channel