Lady Gaga, arrin 10 mln fansa në Facebook

04/07/2010 11:20

Lady Gaga thyen një rekord virtual, duke regjistruar 10 milionë fansa në faqen e Facebook.

Në muajin prill numëroheshin vetëm 6 milionë por tashmë kanë kaluar kufirin e 10 milionëve, duke kaluar aktorin amerikan Vin Diesel e presidentin Barak Obama.

Më popullorë se këta të tre është loja Texas Hold’Em Poker me 22 milionë, Michael Jackson me 14 milionë,  Mafia Wars (12), autopromocioni i FB (11) dhe vizatimori “Family Guy” (10).

Sipas famecount.com që analizon Twitter e YouTube, Lady Gaga mban rekordin absolut në këto dy faqe. Këngëtarja amerikane e ndërtoi gjithcka brenda 2 viteve pasi debutoi në vitin 2008 me albumin e saj të parë.  

Top Channel