Isaiah, ëndrra erotike e amerikaneve

02/07/2010 15:00

Është ëndrra erotike e amerikaneve: Isaiah Mustafa, 36 vjeç, ish futbollist, ish aktor i disa serive televizive (Ugly Betty, NCIS, Eli Stone, Castle).

Ai është i njohur kryesisht për “The Man Your Man Could Smell Like”, protagosnisti i spotit të “Old Spice”, brandi amerikan i produkteve për higjenën mashkullore.

Nga dita e bërjes publike, shkurtin e shkuar, videoja 30 sekondëshe ka marrë një numër të madh klikimesh duke u parë 12 milionë herë në YouTube.

E vlerësuar në festivalin e fundit të Kanës, Old Spice është kthyer me pjesën e dytë, duke lançuar një video tjetër të suksesshme.

Top Channel