Campbell ne Hagë për diamantin e diktatorit

02/07/2010 11:55

Një dhuratë e marrë në të shkuarën po fut në telashe të vërteta modelen Naomi Campbell pasi ajo duhet të dëshmojë për krime lufte.

40 vjecarja duhet të japë shpjegime për një diamant të marrë nga ish presidenti liberian Charles Taylor gjatë një party të organizuar në shtator 1997 në shtëpinë e ish presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Campbell e ka refuzuar deshminë para Gjykatës së Hagës por tashmë ajo duhet të rrëfehet para gjykatësve. “Nuk kam marrë asnjë diamant dhe nuk dua të flas për këtë cështje”, tha në muajin prill modelja.

Taylor akuzohet zyrtarisht që prej vitit 2008 për shkak të genocidit në Sierra Leone gjatë viteve 1997-2001.

Top Channel