Minogue: Shkrova këngë për sëmundjen

01/07/2010 16:55

Kylie Monogue ka dashur të këndojë për eksperiencën e keqe të kaluar pas operacionit kur hoqi kanceri në gji, por një gjë të tillë nuk ia ka lejuar shtëpia diskografike.

Në një intervistë për revistën “Attitude”, tashmë që ajo e ka kaluar atë fazë të errët të jetës, Minogue rrëfen se koha kur vuante nga sëmundja, do ngelet përherë në kujtesën e saj. Ishte viti 2005 kur këngëtarja australiane njoftoi për kancerin në gji por menjëherë pas ndërhyrjes ajo iu përvesh punës duke kaluar ditë të tëra në studion e regjistrimit.

“Kisha shkruar këngë për këtë eksperiencë por nuk e bëra albumin dhe nuk e kuptova përse. Ndoshta këngët nuk ishin aq të mira apo ndoshta shtëpia diskografike nuk më besoi. Gjithmonë do më ngelet peng kjo gjë”, thekson Minogue. Këto ditë ajo po punon për promovimin e albumit më të ri “Aphrodite”.

Top Channel