Një vit prej ndarjes nga jeta emri i Michael Jackson ka bërë një mal me para.

Në 365 ditët e fundit fatura e fitimeve ka arritur në një miliard dollarë dhe gjithcka ‘i atribuohet’ një flakoni me substancë qetësuese që një mjek i paskrupullt ia injektoi një burri-fëmijë që nuk arrinte të flinte.

Që prej largimit, muzika e Michael pati rekord në shitje nëpërmjet CD-ve, DVD-ve, shkarkimeve mp3 në internet.

Eshte e trishtë të pranohet, por overdoza, bashkë me vdekjen i solli Michael Jackson edhe famën e zbehur në këto vitet e fundit.

Top Channel