McCartney kritikon filmat për trajtimin e Beatles

25/06/2010 17:50

Ish pjesëtari u grupit Beatles, Paul McCartney ka parë shumë filma për bandën e famshme nga Liverpool, por nuk është dakort me të gjithë skenarët.

Duke komentuar dy dramat “Nowhere Boy” dhe “Lennon Naked”, McCartney deklaron se është dicka e bukur që njerëzit realizojnë ende filma për The Beatles, por sipas tij, jo gjithcka që thuhet në to është e vërtetë.

“John asnjëherë nuk më ka goditur mua ashtu sic thuhet në Nowhere Boy. Karakteri im është aq i ftohtë në filma prandaj nuk e di si mund të merrja një grusht. I thashë regjisorit Sam por ai m’u përgjigj se bëhet fjalë thjesht për një film”, shprehet Paul McCartney.

Top Channel