Lima, mama marramendëse në kopertinën e “V”

25/06/2010 20:00

Kopertina e revistës amerikane “V” ka dalë këtë herë me një pozë nudo të modeles brazilane Adriana Lima.

Modelja e tretë më e paguar në planet paraqitet me forma mahnitëse edhe pse para 6 kuajsh nxorri në dritë fëmijën e saj të parë. Ky është një sinjal sfide për bukuroshen tjetër Gisele Bundchen, të cilës Lima i tregon se nuk ka hequ ende dorë nga “lufta” për t’i marrë vendin e parë.

Adriana e martuar me serbin Marko Jaric, nuk e ka deklaruar asnjëherë tërheqjen nga pasarelat, ashtu si rivalja e saj Bundchen.   

Top Channel