Lady GaGa nuk njeh kufij, trupa të pajetë në skenë

25/06/2010 19:15

Lady Gaga nuk do ndalet në shfaqjet e saj të cuditshme, ekstravagante, të frikshme dhe shpësh herë të kritikuara nga publiku.

Ylli i ri i muzikës pop mendon të përdorë në skenat e koncerteve edhe trupa njerëzish të pajetë. GaGa do bashkëpunojë me mjeshtrin e “Body Worlds” Gunther Von Hagens për të dhuruar sa më shumë të papritura në turneun “Monster Ball Tour”.

Sipas një burimi që ka folur për “The Sun”, artistja është e magjepsur nga Gunther. “Ata kanë komunikuar me mail-e dhe gjithcka ka shkuar mirë. Ajo do të ketë disa Body Worlds”, tha ai. Këngëtarja 24 vjecare “shokoi” të pranishmit ditën e hënë pasi u shfaq në koncërt me një veshje transparente ku mbuloheshin vetëm pjesët intime, ndërsa disa javë më parë ajo u gjakos në Angli, skenë që ngjalli reagimin e ashpër të opinionit publik.

Top Channel