Bulqizë, pezullohen 7 leje minerare

25/06/2010 21:10

Konfliktet e vazhdueshme dhe rreziqet e mundshme nga ushtrimi i aktivitetit minerar në zonën e Bulqizës kanë bërë që Ministria e Ekonomisë të pezulloj 7 leje minerare në këtë zonë.

Përveç pezullimit të këtyre lejeve ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka firmosur dhe reduktimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për 5 leje të tjera, sipërfaqja e të cilave mbivendosej me zona të rrezikshme të krijuara gjatë shfrytëzimit minerar të këtyre viteve të fundit.

Grupi task-force i ngritur për kontrollin e aktivitetit minerar të kompanive private në këtë zonë po vazhdon inspektimet me qëllim shmangien e konflikteve mes kompanive dhe banorëve të zonës si dhe për të mos lejuar gërmimet në zona të rrezikshme.

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur për këtë edhe një projekt vendim që përcakton koordinatat e zonave të rrezikshme duke ndaluar rreptësisht aktivitet minerar në këto sipërfaqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA