Michael Jackson, vëllai: Islami mund ta shpëtonte

24/06/2010 08:45

Besimi mund të shpëtonte Michael Jackson. Ky është opinioni i vëllait të mbretit të popit, Jermaine Jackson, i shprehur në një intervistë në BBC.

“Nëse vëllai im do të kishte përqafuar Islamin do të ishte ende gjallë pasi kur e di se kush je 100%, çfare je dhe përse ti dhe personat që të rrethojnë ekzistoni, je më i fortë. Gjërat ndryshojnë dhe ndryshojnë për mirë”, është shprehur Jermaine Jackson.

Ai ka treguar se i ka çuar të vëllait libra të ndryshëm mbi islamin dhe se Michael nuk ishte i pëlqente kjo bisedë.

Top Channel