Aniston dëshiron një fëmijë

24/06/2010 15:50

Jennifer Aniston e ka thënë shkurt dhe saktë, dëshiron që së shpejti të bëhet me një fëmijë.

Bukuroshja hollivudiane ka dhënë një intervistë për “US Magazine” ku shprehet se kërkon sa me shpejt që të ngelet shtatzanë për të pasur një fëmijë.

Edhe pse është single aktualisht, Anniston mendon se ky nuk është një problem që ta pengojë për të realizuar këtë ëndërr. Intervista nuk është publikuar ende, por sipas një burimi anonim, protagonistja e “Friends” e ka shprehur qartë këtë dëshirë.

Top Channel