Vdes infermierja e puthjes në Times Square

23/06/2010 17:15

Një marinar dhe një infermiere të bashkuar me një puthje të apasionuar në mes të Times Square, në New York. Ky ka qenë imazhi simbol i fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Dhe pikërisht infermierja e veshur me të bardhë, protagoniste e fotos, Edith Shain, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Aq spontane sa edhe e menduar, është një nga fotot më të famshme të fotografit amerikan me origjinë gjermane Alfred Eisenstaedt.

Fotoja e bërë më 14 gusht të 1945, u publikua në revistën ‘Life’ dhe u bë menjëherë një prej ikonave të paqes dhe shpresës për një të ardhme të lirë.

Vetëm 30 vjet më vonë, Shain i shkruan Eisenstaedt, duke i treguar se është ajo protagonistja e fotos. Në atë kohë Shain ishte 26 vjeçe dhe punonte në Docotor’s Hospital të New York. Nuk dihet ende emri i marinarit me uniformë.

Top Channel