Verë. Temperatura të larta. Një stimul i mirë për vazjat që përfitojnë të zbulojnë hiret e tyre trupore.

Me një fund tejet të shkurtër e kanatjere që ngjitet pas bustit, janë trend i zakonshëm i pamjes femërore këtyre ditëve me atmosferë të ndezur nga vapa, e jo vetëm.

Kjo është moda e bulevardeve të Tiranës verore, që frymëzimin e gjen diku tjetër.

Ja një pikënisje e fortë modelimi. Këto janë bukuroshet që performojnë me veshjet e tyre ngacmuese mbi tavolinën e emisionit “Fiks fare”, velinat Bora Zejmani dhe Devisa Guma.

“Në punë është e detyruar veshja që mbajmë, por në jetën e përditshme nuk do ta vishja dot”, shprehet Devisa Guma.

“Ndihem mirë me atë lloj veshjeje pasi më pëlqejnë në skenë, por jo në jetën e përditshme”, thotë Bora Zemani.

Megjithatë, bukuroshet lozonjare nuk e quajnë aspak teprim një pantallonë super të shkurtër në një kafe paspune si kjo.

“Xhinset e shkurtra i vesh, dekoltetë e hapura nuk i vesh, fustanet e shkurtra po”, shprehet Devisa.

“Meshkujt shohin ndryshe, të gjitha vajzat pavarwsisht nga mënyra sesi vishen, por në verë është e lejueshme ajo veshje”, thotë Bora.

Jo më shumë për të tërhequr vëmendje sesa për t’u ndjerë bukur, edhe Borës i pëlqen që jashtë performancës së saj profesionale të veshë ndonjë gjë të tepruar.

“Më pëlqejnë të shkurtrat, por gjithmonë të kombinuara me një palë atlete apo një bluzë të mbyllur. Apo kur vesh një fustan të hapur, mundohem ta kem pak të gjatë”, thotë Bora.

Kështu të bukura siç janë, por edhe të kuruara nga pamja e jashtme e veçanërisht me veshjet ngacmuese, vajzat i kanë për model; pavarësisht se këto të fundit performancën e zhveshjes trupore zgjedhin ta bëjnë në rrugë.

“Vajzat që na imitojnë nuk do i paragjykoja, pasi secili ka shijet e veta”, shprehet Bora.

Dhe mundi i cilitdo që zgjedh të shfaqet kështu nuk shkon kot. Ja se çfarë thonë ata që shigjetojnë sytë pas formave të tyre të zbuluara.

“Vajzat vishen ashtu për të na rënë në sy, për të na tërhequr vëmendjen”, thotë një i ri.

Dhe përpjeket nuk shkojnë dëm.

“Tregojnë çfarë u bën përshtypje tek një vajzë e zhveshur, shkakton ndjesi, provokim, kot ta mohojmë”, thotë një tjetër kalimtar.

Top Channel