Manet, rekord në ankand për autoportretin

23/06/2010 12:10

Autoportreti i piktorit të famshëm francez Edouard Manet është shitur në ankandin e Sotheby’s në Londër për shifrën rekord 27 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për veprën më të cumar të impresionistit francez dhe për autoportretin e vetëm të piktorit në duart e një koleksionisti privat.

Blerja u bë nga manjati amerikan Franck Giraud. Kjo pikturë ishte pjesë e një ankandi dedikuar impresionizmit dhe artit modern, më i rëndësishmi që Sotheby’s organizon në Londër.

Top Channel