Lula: Sekreti i lumturisë? Seksi i vazhdueshëm

23/06/2010 09:05

Presidenti karizmatik dhe mjaft popullor i Brazilit, Lula Da Silva, rrëfen sekretet e jetës së tij private dhe suksesit në familje.

Nuk ka shumë lojëra fjalësh, thjesht seks. Në një intervistë dhënë për gazetën “Folha de S.Paulo”, Lula thekson se kryen marrëdhënie seksuale me bashkëshorten Marisa rreth 5 herë në javë edhe pse është 65 vjec.

Ai pohon se po ndjek me rigorozitet recetën e ministrit të Shëndetësisë, i cili para pak javëve u bëri thirrje brazilianëve të kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale për të evituar stresin.

“Eshtë sekreti për një lidhje të lumtur”, theksoi presidenti. Lula dhe Marisa janë të martuar prej 36 vjetësh.   

Top Channel