Google konkurron Apple edhe në muzikë

23/06/2010 11:25

Së shpejti Google do nxjerrë një shërbim për shkarkimin e këngëve të lidhur me motorin e saj të kërkimit që në vitin 2011 do pasohet nga një shërbim muzikor me abonim.

Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal” që citon burime të brendshme të kompanisë nga Mountain View.

Projekti është ende i paqartë por mesa dihet, Google do të ofrojë muzikë edhe për tëlëfonat celularë nëpërmjet sistemit operativ Android. Ky është një hap drejt luftës në konkurrencë që po i bëhet kolosit Apple me iTunes.

Top Channel