Turqi, shpërthim në Stamboll, 4 të vdekur

22/06/2010 08:00

Të paktën kater persona kanë humbur jetën në Stamboll, si pasojë e shpërthimit të një bombe.

Sipas agjencive lokale të lajmeve, bomba shpërtheu gjatë kalimit të një autobuzi të ushtrisë, duke shkaktuar edhe disa të plagosur.

Dyshohet se atentati mban firmën e rebelëve kurdë, të cilët në ditet e fundit kanë zhvilluar luftime të përgjakshme me ushtrinë turke.

Top Channel