Testosteron i lartë? Rrezik për sëmundjet e zemrës

22/06/2010 14:35

Nivelet e larta të testosteronit tek meshkujt e rritur mund të shkaktojnë probleme me sëmundjet kardiake, e si pasojë mund të goditen edhe nga infarkte të miokardit.

Kështu thuhet në një kërkim të prezantuar në takimin ndërkombëtar të Endocrine Society, të mbajtur në San Diego,në Kaliforni.

“Shumë meshkuj përdorin testosteron për probleme të ndryshme shëndetësore, por nga ana tjetër rrezikohen nga sëmundjet e zemrës”, thotë autori i kërkimit Kristen Sueoka i Universitetit të Kalifornisë në San Francisco.

Top Channel