Sulmi, Izraeli: OKB të pezullojë hetimin

22/06/2010 11:05

Izraeli i ka kërkuar OKB-së që të ndërpresë përpjekjet për të organizuar një hetim ndërkombëtar për sulmin ndaj anijes me aktivistë që do të thyente bllokadën në Gaza.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak ka deklaruar se hetimi duhet të pezullohet për shkak se përpjekje të tjera për të shkelur bllokadën po organizohen.

Nëntë aktivistë pro-palestinezë humbën jetën kur komandot izraelitë zbarkuan me forcë në anijen me ndihma, në muajin maj.

OKB ka bërë thirrje për një hetim të paanshëm dhe të besueshëm mbi sulmin. Nga ana e tij Izraeli ka njoftuar zhvillimin e një hetimi personal, por krerët e disa qeverive janë shprehur skeptikë për besueshmërinë e tij.

Top Channel