Shimpanzetë, “luftë” si bandat e qyteteve

22/06/2010 21:30

Ashtu sic ndodh në lagjet moderne të Los Angeles apo në metropolet e mëdha të botës ku bandat ndeshen për të fituar territor edhe shimpanzetë në xhungël bëjnë një gjë të tillë.

Këtë përfundim e kanë publikuar në revistën “Current Biology” disa studiues pasi kanë analizuar për 10 vjet sjelljet e këtyre kafshëve në Uganda.

Nga viti 1998 deri në 2008, ata kanë studiuar sjelljet e 150 shimpanzeve në parkun e Kibales duke vënë re dominimin mashkullor. Shimpazetë shpesh herë kanë vrarë edhe rivalët duke përfituar sa më shumë territor.

Në periudhën e studimit janë vrarë 21 shimpanze, të gjitha në përballjet direkte. Përvec një ushqimi më të bollshëm, kafshët fitimtare mund të përfitojnë edhe praninë më të madhe të shimpanzeve femra, të cilat bashkohen me tufën pas zgjerimit të territorit.

Top Channel