NASA publikon videon mahnitëse nga misioni Artemis II, astronautët luajnë me një pikë uji në hapësirë
Pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe tensioneve diplomatike që kanë shqetësuar marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Tel Avivit kohët e fundit, bashkëpunimi në fushën e industrisë ushtarake mes dy vendeve duket se mbetet jetik për Turqinë.
Në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur ditën e hënë në Turqi, gjenerali turk, Ilker Basbug u shpreh se në 10 ditët e fundit, trupat turke kanë përdorur avionët pa pilotë, “Heron” prodhuar në Izrael, për të vëzhguar territoret, ku veprojnë separatistët kurdë të PKK-së.
Fjalimi i kreut të ushtrisë turke ka ardhur pas një fundjave të përgjakshme në luftimet me rebelët kurdë, ku të paktën 12 ushtarë turq gjetën vdekjen.
Për shumë analistë ndërkombëtare e turq, fakti që Turqia varet ende prej Izraelit në fushën e teknologjisë së lartë ushtarake mund të komplikojë qëndrimin agresiv të Ankarasë ndaj Tel Avivit pas incidentit të flotës humanitare për Gazën, ku gjetën vdekjen 9 aktivistë turq.
E në të vërtetë diplomacia turke vërtet ka tërhequr ambasadorin e saj prej shteti hebre, si dhe anuloi një stërvitje të përbashkët ushtarake mes dy vendeve, por ka treguar një kujdes të veçantë për të mos prishur bashkëpunimin në fushën e industrisë ushtarake, ku asnjë marrëveshje mes dy vendeve nuk është cënuar.
Top Channel