Pakistan, bombardime të reja, 47 të vdekur

22/06/2010 21:25

Të paktën 43 të dyshuar si militantë islamikë dhe 4 ushtarë pakistanezë janë vrarë gjatë bombardimeve dhe përleshjeve në Pakistan.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni “Geo News”, duke saktësuar se përleshjet kanë ndodhur në rajonin fisnor të Orakzai, në veri-perëndim.

Gjuajtësit e aviacionit pakistanez kanë shkatërruar disa vendstrehime të talebanëve në zonën e Nandar Mela dhe Sattar Killay, duke shkaktuar 35 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Në një përleshje të dytë në Orakzai kanë vdekur 8 militantë dhe 4 ushtarë.

Top Channel