Kongo, aksidenti hekurudhor, 60 të vdekur

22/06/2010 16:15

Ka shkuar në 60 të vdekur dhe 450 të plagosur bilanci i një aksidenti hekurudhor që ka ndodhur gjatë natës në jug të Kongos.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime mjekësore.

Treni është përmbysur pasi ka lënë qytetin bregdetar Pointe-Noire i drejtuar në Brazzaville në të njëjtën linjë mbi të cilën janë verifikuar dy incidente të rënda në vitet e fundit.

Katër vagona të trenit kanë rënë në një humner në afërsi të stacionit të Yanga, rreth 60 kilometër nga Pointe-Noire.

Top Channel