Kongo, aksident hekurudhor, 50 të vdekur

22/06/2010 13:25

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor të ndodhur në jug të Kongos.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur rreth 60 kilometra larg qytetit Point Nuar.

Sipas burimeve, treni dyshohet se ka dalë nga shinat dhe si pasojë katër vagona kanë rënë në një greminë.

Në vendngjarje po punojnë ende skuadrat e shpëtimit, të cilat u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve.

Top Channel