Kinë, gati 200 të vdekur nga moti i keq

22/06/2010 15:00

Është ngjitur në 199 viktima dhe 123 të zhdukur bilanci i viktimave të valës së motit të keq që ka prekur jugun e Kinës.

145 mijë persona janë evkuar në provincën Jangxi, ku muret prej argjili të lumit Fu janë shëmbur.

Ndërsa 68 mijë persona të tjerë jane evakuar pasi ndodheshin pranë digës së Changkait, ku uji ka arritur nivelin kritik dhe rrezikon të derdhet.

Në zona të tjera, rreth dy milionë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimeve nga përmbytjet.

Top Channel