Japonia, masa kundër rritjes së borxhit

22/06/2010 11:40

Japonia ka përcaktuar një sërë objektivash për të ndalur rritjen e borxhit publik, i cili konsiderohet si më i larti në botën e industrializuar.

Kryeministri i ri Naoto Kan ka vënë reformën fiskale në krye të prioriteteve, duke deklaruar se pa të vendi mund të përballet me rrezikun e një krize të stilit grek.

Gjithësesi, qeveria nuk ka dhënë ndonjë ide specifike se si do të arrihet qëllimi i saj afatgjatë për të balancuar buxhetin.

Japonia ka rritur gjithashtu parashikimet për rritjen ekonomike nga ky vit deri në marsin e ardhshëm në 2.6 për qind, nga 1.4% që ka qenë më herët.

Kjo do të ishte hera e parë që GDP-ja e vendit aziatik rritet me më shumë se 2 për qind që prej vitit 2006. Ndërkohë, rritja nga ky vit deri në marsin e vitit 2012 parashikohet të jetë 2%.

Top Channel