Hyn me makinë në fabrikë, plagos kolegët

22/06/2010 13:55

Një person ka vdekur dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur kur një ish-punëtor futi makinën e tij me shpejtësi të lartë në një fabrikë të “Mazda”, në jug të Japonisë.

Personi në fjalë, Tshiaki Hijiki, u largua nga vendi i ngjarjes pasi goditi kolegët e tij, por u arrestua pak më vonë në prefekturën e Hiroshimës.

Sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo”, e cila citon burime policore, autori kishte me vete edhe një thikë dhe kishte në plan të vriste njerëz.

Nga ana tjetër, prodhuesi i makinave ka konfirmuar se Hijiki kishte punuar në fabrikë për më pak se një muaj pasi dha dorëheqjen.

Fabrika ku ndodhi ngjarja, në Ujina, është kryesorja për montimin e pjesëve të këmbimit, me 7 mijë punonjës.

Top Channel