Gazi, Bjellorusia ndërpret tranzitin

22/06/2010 13:30

Bjellorusia do të ndërpresë kalimin tranzit të gazit rus për në Evropë pasi Moska ndërpreu furnizimet për shkak të borxheve.

Presidenti Alexander Lukashenko ka deklaruar se edhe vendet e tjera fqinje po përballen me një “luftë gazi” dhe ka theksuar se furnizimi do të rifillojë vetëm kur Bjellorusia të marrë 217 milionë dollarë në formë pagimi për tranzitin.

Më herët, Rusia reduktoi furnizimet me gaz për Bjellorusinë me 30 për qind pasi qeveria e Minskut dështoi në shlyerjen e borxhit prej 200 milionë dollarësh.

Cështja ka një efekt potencial prej 6.25% tek furnizimi me gaz i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Por zëdhënësja e komisionerit për Energjinë, Marlene Holzner deklaroi se vetëm Lituania, Gjermania dhe Polonia janë të vetmet që preken.

Top Channel