Finlandë, zgjidhet kryeministrja e re

22/06/2010 16:40

Liderja 41 vjeçare e Partisë së Qendrës, Mari Kiviniemi është zgjedhur sot kryeministre nga parlamenti finlandez.

Votat pro kanë qenë 115, ndërsa kundër 56.

Tani pritet aprovimi nga ana e presidentit të Republikës, Tarja Halonen dhe më pas, pasi të ketë zgjedhur edhe kabinetin, do të rivotohet nga parlamenti.

Top Channel