Artikulli, McChrystal thirret në Uashington

22/06/2010 14:00

Numri 1 i trupave amerikane në Afganistan është thirrur në Uashington lidhur me artikullin e publikuar në një revistë, ku kritikonte zyrtarë të administratës së presidentit Obama dhe disa diplomatë.

Gjenerali Stanley McChrystal ka kërkuar ndjesë për artikullin e botuar në “Rolling Stone”, ku shprehej se ndihej i tradhtuar nga ambasadori amerikan në Kabul, Karl Eikenberry.

Gjithashtu, artikulli i gjeneralit përmban tallje ndaj zëvendëspresidentit Joe Biden, si dhe shprehte zhgënjimin e tij nga presidenti Barack Obama.

Ndërkohë, admirali Mike Mullen i ka telefonuar McChrystal për të shprehur zhgënjimin e tij nga përmbajtja e artikullit.

Nga ana e tij, gjenerali kërkoi falje për shkrimin dhe e cilësoi atë si me mungesë integriteti.

Top Channel