Afganistan, sulmohet avioni i Hollbruk

22/06/2010 00:55

Dështon sulmi i talebanëve ndaj avionit që transportonte Riçard Hollbruk, i dërguar i SHBA-së për Afganistanin dhe Pakistanin dhe ambasadorin amerikan në Kabul, Karl Elkenberi.

Avioni u sulmua me të shtëna armësh në fazën e tij të uljes në Marjah. Për disa minuta ka patur përleshje të armatosura mes forcave të sigurisë afgane dhe talebanëve.

Të shtënat detyruan pilotin e avionit të mos kryente uljen në Marjah por në Bazën Osprey. Nuk raportohen viktima apo të lënduar.

Top Channel