Afganistan, McChrystal mund të hiqet nga detyra

22/06/2010 21:40

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se heqja e gjeneralit Stanley McChrystal nga detyra e tij në Afganistan është një opsion i mundshëm.

Komandanti i forcave amerikane në Afganistan po rrezikon vendin pas intervistës në revistën “Rolling Stone”, ku ka shprehur kritika ndaj administratës Obama.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se presidenti Barack Obama ka reaguar “me zemërim” ndaj intervistës, me të cilën gjenerali ka bërë “një gabim të rëndë”.

Top Channel