Afganistan, komandanti USA kërkon falje

22/06/2010 09:30

Komandanti i trupave amerikane në Afganistan ka kërkuar falje për artikullin e një reviste, ku talleshin zyrtarë të vjetër të administratës Obama dhe disa diplomatë.

Gjenerali Stanley McChrystal ka deklaruar se artikulli në “Rolling Stone” tregonte një “gjykim të varfër” dhe mungesë integriteti.

Në artikull McChrystal është shprehur se ndihej i tradhtuar nga ambasadori amerikan në Kabul, Karl Eikenberry.

Gjithashtu, në shkrim tallej zëvendëspresidenti Joe Biden dhe thuhej se McChrystal ishte “i zhgënjyer” nga presidenti Obama.

Artikulli i “Rolling Stone”, i cili mban titullin “Gjenerali në arrati”, pritet të publikohet ditën e premte, por McChrystal ka vepruar për të ulur dëmet. “Kërkoj faljet më të sinqerta”, është shprehur ai në një deklaratë.

Top Channel