Spanjë, qeveria tërheq investimet publike

21/06/2010 21:15

Qeveria spanjolle ka tërhequr investimet mbi veprat publike me qëllim që të kursejë gjashtë miliardë euro në dy vjet.

Ministria e Infrastrukturës po studion një nga një rreth 3 mijë projekte për vepra publike, për të saktësuar se sa do të vonohen, pezullohen apo anulohen.

Ministria, e cila ka tashmë në dorë një listë me 40 vepra të mëdha publike, kontratat e të cilave do të rishikohen, ka vendosur të bllokojë realizimin i projekteve të reja rrugore.

Top Channel