Shehzad pranon fajësinë

Fajsal Shehzad, autori i atentatit të dështuar në “Times Square” në Nju Jork, pranoi para drejtësisë amerikane fajësinë e tij.

Shehzad është vetëdeklaruar fajtor për të 10 akuzat e ngritura kundër tij nga autoritetet amerikane, mes të cilave edhe më e rëndë, përdorim i armëve të vrasjes në masë dhe vrasje e shumëfishtë e mbetur në tentativë.

Vendimi kundër tij pritet të merret mjaft shpejt prej gjykatës në Nju Jork. Shehzad rrezikon burgimin e përjetshëm.

Top Channel