SHBA, gjëndje e jashtëzakonshme në Arizona

21/06/2010 20:40

Rreth 1 mijë persona janë evakuar në Arizona të Shteteve të Bashkuara, ku është shpallur gjëndja e jashtëzakonshme për shkak të dy zjarreve masive.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave situata më emergjente paraqitet në Flagstaf dhe në kontenë e Kokoninos.

Sipas burimeve, dy zjarret kanë djegur 9 mijë hektarë tokë, por për fat të mirë nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz.

Top Channel