Samiti i G20, blindohet Toronto

21/06/2010 20:50

Qyteti i Torontos në Kanada është tërësisht i blinduar nga forcat e shumta të policisë, në kuadër të samitit të vendeve anëtare të G20, që do të mbahet më 26 dhe 27 qershor.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, qëndra e qytetit është pjesërisht e mbyllur për trafikun, ndërkohë që në lagjet periferike ka prani të theksuar të forcave të rendit.

Autoritetet kanadeze kanë njoftuar se ekzistojnë rreziqe konkrete për shpërthimin e protestave të dhunshme në disa qytete.

Top Channel