Nafta, shpejtohet procesi i dëmshpërblimit

21/06/2010 17:35

Personi që po menaxhon fondin prej 20 bilionë dollarësh për të shpërblyer viktimat e derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës ka deklaruar se është i vendosur të përshpejtojë pagesën.

Kenneth Feinberg deklaroi se presidenti amerikan Barack Obama dëshironte që dëmshpërblimet të kryhen sa më shpejt.

Gjigandi i naftës “BP” pranoi të derdhte 20 bilionë dollarë pas presionit të shefit të Shtëpisë së Bardhë për shkak të dëmeve masive që kishte shkaktuar nafta në Gjirin e Meksikës.

Ndërkohë, një nga punëtorët e platformës që shpërtheu në muajin prill ka deklaruar për BBC se, kishte identifikuar një rrjedhje në pajisjet e sigurisë disa javë para shpërthimit.

Top Channel